Insajderi
Insporti

Asnjë fitues pas 45 minutave, Anglia dhe Argjentina lënë gjithçka për pjesën e dytë

Insajderi
15 July 2026 - 21:52
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Asnjë fitues pas 45 minutave, Anglia dhe Argjentina lënë gjithçka për pjesën e dytë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ka përfunduar pjesa e parë e superndeshjes gjysmëfinale të Kupës së Botës mes Anglisë dhe Argjentinës.

Pas 45 minutave të para në stadiumin e Atlantës, rezultati mbetet i pandryshuar, 0:0.

Pjesa e parë nuk solli shumë raste të pastra shënimi, ndërsa mundësinë më të mirë e pati Enzo Fernandez, i cili provoi me një goditje nga distanca, duke qenë më afër golit se kushdo tjetër në këtë fraksion loje.

Ky 45-minutësh u karakterizua nga një lojë e fortë fizike, me shumë ndërhyrje të ashpra dhe faula në të gjitha zonat e fushës.

Argjentina pati kontroll më të madh të topit, por asnjëra prej dy kombëtareve nuk arriti të regjistrojë një goditje brenda kornizës së portës.

Gjyqtari amerikan Ismail Elfath ndëshkoi me karton të verdhë Elliot Andersonin në minutën e 37-të dhe Lisandro Martinezin në minutën e 42-të.

Fituesi i kësaj përballjeje do të sigurojë një vend në finalen e Kupës së Botës, ku më 19 korrik, në stadiumin “MetLife Stadium”, me fillim nga ora 21:00, do të përballet me Spanjën.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark