×
  • Showbiz
  • Show

    ‘Asnjë fjalë që kam nxjerrë nga goja me ty s’ka qenë lojë’, Driloni sqarohet me Sarën

    Insajderi
    17 December 2024 - 13:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Driloni dhe Sara kanë vijuar diskutimin për raportin e tyre edhe në dhomën e grimit.

    Sara u shpreh se gjithçka në format është lojë gjë që e indinjoi Drilonin.

    “Zara unë bëjë shumë lojëra këtu, me Xhenetën që kam hy në lavanderi me këta dy që kam bë s’disa herë lojë dhe me rastet që kanë ndodhë po. Lojë me njerëz që prej fillimit ju kom besu e i kom dashtë nuk kom bo, me Kevinin, me Edin, me Arionin dhe me ty nuk kam bë lojë dhe nuk do të bëja kurrë. As një fjalë që e kam nxjerrë prej gojës me ty nuk ka qenë lojë”, u shpreh Driloni.

    Sara nga ana tjetër tha se ndjen që nuk e njeh fare Drilonin dhe se dikur i ka besuar shumë e që sipas saj ky është gabimi që ka bërë.

    “Dikur të kam besuar shumë tani nuk e di nëse mundem. Dikur të kam besuar shumë e që kjo besoj ka qenë gabim për mua, nuk e di nëse mundem të besoj më pasi është një ndryshim energjie që unë e ndjejë dhe nuk e di nëse mund të të besoj sërish”, u shpreh Sara.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark