“Asnjë hap pas”, Boiken Abazi posa zgjohet nga shtrati në Tiranë, blindohet për ta mbrojtur Veriun e Kosovës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    “Asnjë hap pas”, Boiken Abazi posa zgjohet nga shtrati në Tiranë, blindohet për ta mbrojtur Veriun e Kosovës

    Insajderi
    06 November 2022 - 11:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Boiken Abazi ka vendosur që mos ta shfrytëzojë për pushim mengjesin e së dielës në Tiranë.

    Duket se sapo është zgjuar i është kujtuar menjëherë Kosova, përkatësisht pjesa veriore.

    Ndonëse nuk ka shkuar fizikisht në Veriun e Kosovës, Abazi nga Tirana ka bërë thirrje që të mos lëshohet pe në mbrojtje të pjesës veriore.

    “Asnjë hap pas”, ka kërkuar Abazi.

    Sipas tij, evropianët dhe amerikanët nuk i bëjmë aleatë edhe më të afërt me ne duke ia falur sovranitetin Serbisë.

    “Evropianët dhe amerikanët nuk i bëjmë aleatë edhe më të afërt me ne duke ia falur sovranitetin tonë Serbisë, e cila i falet Rusisë”

    Tutje, ai shkroi se “në Perëndim shumë politikanë janë kthjelluar prej luftës në Ukrainë, që ka nxjerr në pah fytyrën e vërtetë të Rusisë dhe Serbisë“.

    Ndryshe, të shtunën e 5 tetorit, Lista Serbe vendosi që të largohet nga institucionet qendrore të Kosovës si dhe nga komunat në veri të vendit.

    Këtë vendim Lista Serbe e mori pas vendimit të autoriteteve të Kosovës për suspendimin e drejtorit të Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Nenad Gjuriq.

    Pas këtij vendimi edhe pjesëtarët e Policisë së Kosovës nga komuniteti serb, zhveshën uniformat e Policisë së Kosovës.

    Derisa, kryeministri i vendit, Albin Kurti ftoi qytetarët serbë të Kosovës ta ruajnë qetësinë, paqen e sigurinë, duke thënë se ai nuk është kryeminsitër kundër serbëve, por Beogradi është kundër tij.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark