Asnjë pacientë i hospitalizuar me COVID-19, mbyllet Mjekësi Sportive - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Asnjë pacientë i hospitalizuar me COVID-19, mbyllet Mjekësi Sportive

    Insajderi
    15 October 2021 - 10:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se është mbyllur Mjekësia Sportive.

    Përmes një postimi në Facebook, ShSKUK bën të ditur se nga dita e sotme aty nuk ka asnjë pacientë të hospitalizuar me COVID-19.

    “Klinika Infektive II (Mjekësi Sportive), nga dita e sotme nuk ka asnjë pacientë të hospitalizuar me COVID-19. Katër pacientët e fundit që kishte kjo njësi, janë transferuar në kuadër të Klinikës Infektive. Ndërkaq, në kuadër të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Univeristar të Kosovës (ShSKUK), po trajtohen 87 pacientë, prej tyre 48 me oksigjeno-terapi dhe 4 në mjekim intensiv, në gjendje të rënduar shëndetësore. “, thuhet në njoftimin e tyre.

    Numri i pacientëve sipas klinkave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme:

    Klinika Infektive, 17 pacientë

    Klinika e Pulmologjisë, 26 pacientë post-covid-19

    Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 4 pacientë

    Spitali i Prizrenit, 5 pacientë

    Spitali i Gjakovës, 5 pacientë

    Spitali i Gjilanit, 7 pacientë

    Spitali i Mitrovicës, 8 pacientë

    Spitali i Ferizajt, 11 pacientë


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark