Asnjë pasagjer nuk ka vdekur në transportin publik gjatë gjithë vitit në Zvicër – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Asnjë pasagjer nuk ka vdekur në transportin publik gjatë gjithë vitit në Zvicër

    Insajderi
    11 April 2017 - 16:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjatë vitit 2016 në Zvicër nuk është shënuar asnjë viktimë në transportin publik. Kjo nuk do të thotë se nuk ka pasur të vdekur në rrugë ose në hekurudha, shkruan srf.ch.

    Kanë qenë gjithsej 31 të tillë por pothuajse në të gjitha rastet bëhet fjalë për persona që kanë hyrë pa të drejtë në stabilimentet e hekurudhës. Me fjalë tjera, në 157 aksidentet sa janë regjistruar gjatë vitit 2016 nuk ka vdekur asnjë pasagjer i transportit publik.

    Këto shifra janë më të mirat prejse mbahen statistika të rregullta lidhur me aksidentet në transportin publik.

    Ndërsa përveç 31 të vdekurve të përmendur ka pasur 97 veta që kanë pësuar lëndime të rënda.

    Me rinovimin e mbikalimeve të shumta standardet teknike konsiderohen mjaft të larta ndërsa nevojë për përmirësim ka në sigurinë e punëtorëve.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark