Uran Ismaili nga Partia Demokratike e Kosovës e ka ngritur edhe një herë çështjen e Martin Berishajt, ambasadorit të Kosovës në Kroaci.
“Ka gënjyer nën betim para komisionit hetimor të Kuvendit të Kosovës. Ka mbajtur fshehtë transaksionet e dyshimta bankare. Është paguar 4 milionë euro nga GEN-i i Serbisë edhe pse kompania e tij e kishte të regjistruar vetëm atë si punëtor”, ka thënë Ismaili, shkruan Gazeta Insajderi.
Lexo edhe:
Ai thotë se çdokush tjetër përpos Martin Berishajt sot do të ishte në bankën e të akuzuareve.
“Vetëm njëra nga veprat e lartpërmendura janë bazë e mjaftueshme për shkarkim e arrestim. Por Martin Berishaj vazhdon të privilegjohet në pushtet. Hiç më larg se dje, ai u lartësua nga Kryeministri Kurti në pritjen solemne të Ministrit të Jashtëm Kroat, Gordan Grlić Radman”, shkruan tutje Ismaili, transmeton Gazeta Insajderi.
Lexo edhe:
Ismaili tutje thotë se Berishaj duket se e ka blerë heshtjen brenda Qeverisë dhe brenda Vetëvendosjes.
“Asnjë qeveritar e asnjë deputet i Lëvizjes Vetëvendosje nuk po e ka guximin të shtrojë pyetjen se pse një njeri i korruptuar nga Serbia lartësohet vazhdimisht nga Kryeministri Kurti?! Pse ky ofendim ndaj flamurit e shtetit? Pse ky moszbatim i ligjit? Kryeministri Kurti duke mbrojtur dhe arsyetuar Martinin e Nagipin nuk është duke i pastruar ata, por po na tregon haptas që ai nuk mundet t’i largojë. E kjo është tregues i rëndësishëm për këtë Qeveri”, ka shkruar Ismaili, transmeton Gazeta Insajderi.
Lexo edhe: