Për dallim nga zgjedhjet e 4 dhjetorit kur Partia Demokratike e Kosovës kishte organizuar koncert me Leonora Jakupin e Nisma për Kosovën me Gjyste Vulajn, në rast se njëra nga këto dyja parti do t’i fitonin zgjedhjet, në balotazh asnjëra parti nuk ka planifikuar koncert.
Siç mëson Insajderi, asnjëra nga dy partitë që kanë shkuar në balotazhin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, nuk kanë organizuar koncert festiv, përpos fishekzjarreve.
Në zgjedhjet e 4 dhjetorit, dy partitë kryesore në Drenas, PDK e NISMA kishin bërë gati koncertet e tyre në rast fitoreje.
NISMA kishte rezervuar koncert me këngëtaren pop-folk Gjyste Vulaj. Ndërsa PDK-ja kishte rezervuar këngëtaren drenicase Leonora Jakupi. /Insajderi.com