×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Asociacioni është si kafja pa filxhan”, Borelli e shërben Kurtin me kafe në filxhan në takimin e Zajednicës

    Insajderi
    27 February 2023 - 15:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në Bruksel ka nisur takimi i Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit me Përfaqësuesin e Lartë të BE’së për Politikë të Jashtme dhe Siguri dhe Prëfaqësuesin Special për Dialog.

    Ndërsa janë shpërndarë edhe fotografi pak para takimit.

    Ajo që ra në sy është se Borelli po i shërbente kafe në filxhan kryeministrit Kurti.

    Kujtojmë se Kurti në fillim të këtij muaji kishte ironizuar me Asosacionin duke thënë se është si kafja pa filxhan.

    Sipas Kurtit, çështja e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë nuk mund të krijohet pa e njohur Serbia pavarësinë e vendit.

    “Kam thënë edhe më herët, se të kërkosh Asociacionin pa e njohur Kosovën është si të kërkosh kafe pa filxhan. S’mund ta sjell kafen pa filxhan. Shteti është filxhani”, ishte shprehur ai.

    Sot pas takimit trepalësh, Përfaqësuesi i Lartë i BE’së do të mbajë konferencë për media ku do të njoftojë për konkluzionet e bisedimeve trepalëshe.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark