×
  • Lajme
  • Insajderi

    Asociacioni i Komunave dorëzon padinë ndaj Ministrisë së Shëndetësisë dhe asaj të Arsimit

    Insajderi
    23 August 2022 - 13:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Asociacioni i Komunave ka dorëzuar sot padi kundrejt Ministrisë së Shëndetësisë dhe Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

    Drejtori i Asociacionit, Sazan Ibrahimi, tha se si pasojë e kontratave kolektive vlera e dëmit ka kaluar shifrën mbi 35 milionë euro.

    Sipas tij, qëllimi i Asociacionit të Komunave është që mjetet të kthehen në buxhet komunal.

    “Sot komunat e Republikës së Kosovës do të deponojnë paditë sa i përketë kontratave kolektive ndaj Ministrisë së Arsimit dhe Ministrisë së Shëndetësisë. Vlera e dëmit, në bazë të vlerësimeve nga Asociacioni i Komunave kalon vlerën mbi 35 milionë eurove. Qëllimi i Asociacionit të Komunave është që këto mjete të kthehen në buxhete komunale të gjejnë zbatim në investime kapitale. Sot do të dorëzojmë padinë”, u shpreh ai gjatë konferencës për media.

    Ai gjithashtu bëri të ditur se 26 komuna në nivel vendi do të bëjnë dorëzimin e padisë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark