×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Asociacioni i Komunave s’e pranon kërkesën për anëtarësim nga Mitrovica e Veriut

    Insajderi
    17 July 2023 - 15:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Asociacioni i Komunave të Kosovës nuk e ka pranuar zyrtarisht kërkesën për anëtarësim nga Komuna e Mitrovicës së veriut, i ka thënë Ekonomia Online, drejtori i këtij institucioni, Sazan Ibrahimi.

    Ai ka sqaruar se përveç kërkesën fillestare, pas matarimit nga Kuvendi Komunal i Mitrovicës së veriut, ende nuk kanë pranuar asnjë njoftim se ajo është shqyrtuar nga Ministria.

    Ibrahimi shton se në bazë të ligjeve në fuqi Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal duhet që ta ligjshmërinë e vendimit e më pas Komuna ta përcjell atë për Asociacion.

    Ai është i bindur se Ministria do të marrë vendim pozitiv, dhe se më pas Bordi dhe Kuvendi i Asociacionit do ta shqyrtojnë kërkesën për anëtarësim.

    “Neve kemi kuptuar që Kuvendi Komunal i Mitrovicës së veriut e ka marrë vendimin, ku ka shpallur gatishmërinë për anëtarësim në Asociacionin e Komunave të Kosovës, mirëpo rregullat janë që çdo vendim i Kuvendit Komunal duhet të dërgohet në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal për shqyrtim të ligjshmërisë”.

    “Tash nuk e di se çka ka ndodhur në këtë relacion dhe neve jemi të hapur po as ta pranojmë këtë kërkesën zyrtare të cilën ai ka dhënë dritën e gjelbër edhe Ministria, Bordi i Asociacionit do e shqyrtojë kërkesën, pastaj Kuvendi do të marrë vendim sa i përket kësaj çështje, d.m.th zyrtarisht ende kemi pranuar një kërkesë nga Mitrovica e veriut, përveç kërkesën fillestare ku ka treguar gatishmërinë për anëtarësim në Asociacion dhe neve po atë ditë ai kemi dhënë përgjigjen se çfarë hapa duhet ndjekur Komuna e Mitrovicës në mënyrë që të anëtarësohet”, tha ai raporton EO.

    “Jam shumë i bindur se MAPL-ja do të ketë përgjigje pozitive sepse procedurat janë respektuar në plotëni, mirëpo këto janë rregullat ligjore dhe tani po as ta kthej MAPL te Komuna po shpresoj që ata do e dërgojnë kërkesën te ne dhe pastaj Bordi dhe Kuvendi do ta shqyrtojë atë”.

    Kuvendi Komunal i Mitrovicës së veriut me 30 qershor ka votuar për bashkim në Asociacionin e Komunave të Kosovës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark