Zyra e presidentit sirian, Bashar al-Assad, ka reaguar ndaj sulmeve të ushtrisë amerikane ndaj caqeve të kontrolluara nga Assad në Siri.
Përmes një komunikate për media, zyra e presidentit sirian i ka cilësuar si të pamatura e të papërgjegshme veprimet e SHBA-së.
Poashtu, presidenca siriane ka thënë se sulmi me raketa nuk ka qenë i nxitur nga faktet, njofton The Guardian.
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka urdhëruar të enjten në mbrëmje ushtrinë amerikane që përmes raketave ajrore të sulmojë caqe të kontrolluara nga Al-Assad. Sulmi vije vetëm pak ditë pas një sulmi me armë të dyshuara kimike në Siri, ku humbën jetën edhe dhjetëra fëmijë./Insajderi.com