Aston Villa e rrezikshme, e përmbys rezultatin dhe merr epërsinë kundër PSG - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Aston Villa e rrezikshme, e përmbys rezultatin dhe merr epërsinë kundër PSG

    Insajderi
    15 April 2025 - 22:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Aston Villës po i nevojitet vetëm edhe një gol kundër PSG, në mënyrë që ta dërgojë ekipin parisien në vazhdime në kuadër të Ligës së Kampionëve.

    Ndonëse PSG ishte duke avancuar 0-2 në ndeshjen që po zhvillohet në Angli, rezultati u përmbys shpejt nga Aston Villa për 3-2, shkruan Insajderi.

    Golin e parë e shënoi Tielemans në minutën e 34′, e më pas shënuan edhe McGinn (55) dhe Konsa (58) përbrenda tre minutash në pjesën e dytë.

    Rezultati në ndeshjen e parë është 1-3, ku në rast se Aston Villa shënon dhe një e nuk pranon asnjë, mund të shkojë në vazhdime në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark