×
  • Sport
  • Sport

    Aston Villa në garë për Manajn

    Insajderi
    15 April 2016 - 14:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas një sezoni tronditës që pati njëra prej klubeve më me traditë në Angli, raportet thonë se Villa është e interesuar për adoleshentin shqiptar që është në pronësi të Interit.

    Sipas asaj që shkruan sajti britanik Hitc.com, Aston Villa e ka shënjestruar Manajn për sezonin e ardhshëm dhe është e gatshme të bëjë ofertë për të gjatë verës.

    Shqiptari nuk ka shumë hapësira tek Interi dhe po shpreson të gjejë një skuadër ku mund të aktivizohej më shumë.

    Aston Villa vitin e ardhshëm do të luajë në divizionin e dytë anglez, i njohur ndryshe si Championship.

    Përveç Aston Villas, interesim për Manajn kanë shprehur edhe disa skuadra të Serisë A, siç janë Sassuolo, Udinese dhe Sampdoria. /Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark