“Ata janë të bindur…”, Blendi Fevziu jep detaje nga vizita e tij te ish-krerët e UÇK-së – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Ata janë të bindur…”, Blendi Fevziu jep detaje nga vizita e tij te ish-krerët e UÇK-së

    Insajderi
    22 July 2023 - 13:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në 13-vjetorin e vendimit të GJND’së për Pavarësinë e Kosovës, gazetari Blendi Fevziu ka vizituar ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin dhe ish-krerët e tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po mbahen në Hagë.

    Përmes një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”, Fevziu ka thënë se që të gjithë janë të bindur në pafajësinë e UÇK dhe se janë krenarë që kanë luftuar për lirinë e Kosovës.

    “Sot është 13 vjetori i konfirmimit te Pavarësisë se Kosovës nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës. Ne ketë dite vizituam ish Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi dhe përshëndetem 3 ish drejtuesit e tjerë te UÇK – se, Jakup Krasniqin, Kadri Veselin dhe Rexhep Selimin. Te gjithë bashke janë te bindur ne pafajësinë e UÇK dhe krenare qe kane luftuar për lirinë e Kosovës”, ka shkruar Fevziu.

    Ndryshe, më 22 korrik të vitit 2010, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë konkludoi se Deklarata e Pavarësisë nuk e shkel të drejtën e përgjithshme ndërkombëtare.

    “Gjykata ka konkluduar se miratimi i Deklaratës së Pavarësisë së 17 shkurtit të vitit 2008, nuk e shkel të drejtën e përgjithshme ndërkombëtare, Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit ose Kornizën Kushtetuese. Rrjedhimisht, miratimi i Deklaratës nuk e shkel asnjë ligj të zbatueshëm të së Drejtës Ndërkombëtare”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    16 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark