Insajderi
Lajme

“Ata nuk e pritën pranverën” – OVL e  UÇK-së kujton dëshmorët e rënë në muajin shkurt

Insajderi
15 February 2026 - 11:36
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Ata nuk e pritën pranverën” – OVL e  UÇK-së kujton dëshmorët e rënë në muajin shkurt
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK ka kujtuar sot bijtë më të mirë të Kosovës që ranë gjatë luftës çlirimtare, duke theksuar se sakrifica e tyre është e paharrueshme dhe frymëzuese për brezat e ardhshëm.

“Kur dimri rëndonte mbi tokën e Kosovës dhe fryma e lirisë përplasej me furtunat e pushtimit, bijtë më të mirë të këtij vendi u ngritën si dritë në terr. Ata nuk pritën pranverën, ata u bënë pranvera”, thuhet në njoftim.

Mes emrave të përmendur janë Avdullah Nika, Maliq Karaqica, Qerim Jashari, Ali Paqarizi, Arben Saliuka, Driton Loku, Gafurr Loku, Besnik Restelica, Avdyl Pajaziti, Fatmir Sezairi, Gazmend Baliu, Muhamet Gashi, Beqir Rexhepi, Muhamet Gjeli, Naser Gjeli, Rexhep Rexhepi, Albesian Mataj dhe Hetem Hasaj.

Organizata thekson se dëshmorët “i kujtojmë, i nderojmë dhe i mbajmë të gjallë në çdo hap të përpjekjes sonë për dinjitet, drejtësi dhe ruajtje të vlerave të luftës sonë çlirimtare.”

Në këtë mënyrë, veteranët e UÇK-së synojnë të ruajnë kujtimin dhe të vlerësojnë kontributin e atyre që dhanë jetën për lirinë e Kosovës.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark