Kandidati i “Përputhen”, nga Kosova Atdhe Xheravina, është ndaluar nga policia mrëmjen e së hënës në Shqipëri.
Në një video që ka publikuar “IconStyle”, Xheravina shihet me makinën e tij, teksa një oficer policie po bënte një kontrollë fizike. Burime për gazetën kanë konfirmuar se ai më pas është shoqëruar në stacionin policor, ndërsa shkaqet e incidentit akoma nuk dihen.
Kujtojmë se Atdheu u rikthye në program pas kërkesës së vajzave dhe dëshirës së publikut. Ai do të zhvillojë së shpejti një takim të plotë me Antonelën, pas takimit 4 minutësh që patën një javë më parë në studio.