Dyshja u përfolën për një lidhje së fundi.
Atdhe Xharavina njihet si fytyrë publike pas pjesëmarrjes në emisionin e dashurisë “Përputhen”.
Është mjaft i përfolur për stilin e jetesës, por jo vetëm. Atdheu ka një reputacion me vajzat, e veçanërisht me ish-konkurrentet e “Përputhen”, pasi që dihet se ka pasur lidhje me disa prej tyre.
Atdheu dhe Bora Zemani së fundi u përfolën se kanë nisur një lidhje dashurie por kjo gjë u mohua nga Bora e cila tha se është “100% beqare”.
Së fundi Kryefjala ka siguruar pamje të dyshes të cilët shihen rrugëve të qytetit të Tiranës në shoqërinë e njëri tjetrit teksa dukeshin mjaft rehat me dukje të përditshme.