Dy ish-konkurrentët e “Për’puthen”, Atdheu dhe Sara, ishin larguar nga programi për të vazhduar njohjen jashtë, e që tani duket se dyshja nuk vazhdojnë më njohjen, pasi para disa ditësh Atdheu ka festuar ditëlindjen e tij duke organizuar një festë.
Në ndejën që kishte organizuar ai u pa në disa momente në prani të disa vajzave, që ishin duke e zhveshur atë, e madje edhe në jaht së bashku duke shijuar momentet e festës.
Më pas, ai ka pozuar bashkë me dy vajza të cilat ishin me maska, teksa shijonin diellin dhe detin në jaht.