Insajderi
Shqipëri/Rajon

Atentati ndaj prokurorit në Durrës, SPAK kërkon burgim të përjetshëm për Plaurent Dervishajn

Insajderi
08 May 2026 - 12:10
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Atentati ndaj prokurorit në Durrës, SPAK kërkon burgim të përjetshëm për Plaurent Dervishajn
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kërkuar burgim të përjetshëm për Plaurent Dervishaj në lidhje me atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndojës në vitin 2019.

Siç raportohet, kërkesa është bërë në mungesë të të akuzuarve në sallën e gjyqit.

Ndërsa për të akuzuarin Julian Meçen u kërkua 35 vite burg.

Ndryshe, në këtë rast kishte mbetur i vrarë shoferi i Ndojës.

“Pasditen e një nëntorit 2019, një breshëri plumbash u derdh mbi makinën që drejtohej nga Andi Maloku dhe ku pasagjerë ishin prokurori i Durrësit Arjan Ndoji dhe Landi Muharremi, person me precedent të theksuar kriminal. Shoferi Andi Maloku nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra. Ngjarja ndodhi në afërsi të mbikalimit të Shkozetit dhe dëshmitarë u bënë disa kalimtarë që i erdhën në ndihmë të plagosurve.”, raporton Top Channel, transmeton Insajderi.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark