“Qeveria shqiptare nuk mund të proklamojë gjatë gjithë kohës së respekton të drejtat e minoriteteve në të njëjtën kohë që i shkel ato. Kjo minon rrugën e integrimit për vendin. Provat janë të qartë; si pjesë e planit të zhvillimit të Himarës po prishen vetëm ndërtesat e banorëve që janë me origjinë greke”, thuhet ndër të tjera në reagimin e Ministrisë së Jashtme greke.
Shembja e ndërtesave në Himarë për zbatimin e planit të ri të zhvillimit të qytetit, nxitën më herët reagimin e Athinës, që kërcënoi me bllokimin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, shkruan Top-channel.
Pala shqiptare ka argumentuar se nuk po diskriminon dhe se po zbaton ligjin në mënyrë të barabartë për të gjithë. /Insajderi.com