Atiq emëron katër drejtorë – një shqiptare, një boshnjake, një serb dhe një egjiptian – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Atiq emëron katër drejtorë – një shqiptare, një boshnjake, një serb dhe një egjiptian

    Insajderi
    23 May 2023 - 21:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, ka emëruar katër drejtorë në kabinetin e tij, ku deri më tani dy prej tyre janë femra e dy burra.

    Atiq bëri të ditur se Anesa Çollakoviq është emëruar drejtoreshë për Kulturë, Rini dhe Sport.

    “Anesa ka përfunduar studimet master në zhvillimin ndërkombëtar në Ohio University në SHBA dhe ka përvojë me organizata ndërkombëtare dhe joqeveritare në fushën e kulturës rinisë dhe sportit”, bëri të ditur Atiq, transmeton Klankosova.tv.

    I pari i Mitrovicës së Veriut, si drejtor të Arsimit ka emëruar Vid Janiçijeviq, ku për të tha se “është studiues i historisë dhe arkeologjisë”.

    Ndërsa, në pozitën e drejtoreshës për Urbanizëm, Kadastër dhe Gjeodezi, Atiq e ka emëruar Shenaj Llapashticën.

    “Shenaji ka studiuar arkitekturë në Mimar Sinan Fine Arts University në Stamboll në Turqi. Shenaj Llapashtica ka përvojë pune shumëvjeçare në drejtorinë e kadastrit dhe urbanizmit”, ka shkruar Atiq.

    E drejtor për Komunitete Lokale dhe Kthim, Atiq ka emëruar Jeton Rrahmanin.

    “Jetoni është studiues i drejtësisë, vjen nga radhët e komunitetit egjiptian. Aktivizmi i tij i gjatë me bazë në komunitet ka bërë që të njoh për së afërmi çështjet social-ekonomike të komuniteteve”, tha ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    16 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark