×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Atiq kryen punën e parë si kryetar i Mitrovicës së Veriut

    Insajderi
    06 June 2023 - 19:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq ka njoftuar se është funksionalizuar E-Kiosku, për qasje në dokumente, i cili ka qenë funksionit.

    “Komuna e Mitrovicës së Veriut ka pasur E-Kioskun por ai nuk ka qenë funksional. Sot e kemi funksionalizuar atë duke e mundësuar shërbimin dhe lehtësuar qasjen në dokumentet që ju duhen qytetarëve tanë”, ka njoftuar Atiq në ‘Facebook’-un e tij.

    Ai ka thënë se nga sot qytetarët do të mund të shfrytëzojnë E-Kioskun për të nxjerrë dokumentet e tyre personale.

    “Mbetemi të përkushtuar që të lehtësojmë shërbimet për qytetarët në secilin sektorë”, ka thënë ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark