ATK-ja del me një njoftim për këngëtarët në prag të sezonës verore - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    ATK-ja del me një njoftim për këngëtarët në prag të sezonës verore

    Insajderi
    08 May 2025 - 21:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Administrata Tatimore e Kosovës i ka bërë thirrje këngëtarëve ta paguajnë tatimin.

    Aty thuhet se sezona verore ka rritje të konsiderueshme të aktiviteteve muzikore dhe artistike, andaj njofton të gjithë artistët, këngëtarët, organizatorët e eventeve dhe subjektet e përfshira në ofrimin e shërbimeve argëtuese, se janë të obliguar të përmbushin detyrimet e tyre tatimore në përputhje me legjislacionin në fuqi.

    “Kjo periudhë e intensifikuar e angazhimeve artistike nuk përjashton askënd nga përgjegjësitë ligjore. Pagesa e tatimeve është obligim ligjor. Ftojmë të gjithë të deklarojnë dhe të paguajnë të ardhurat në mënyrë që mos të bëhen pjesë e ndëshkimeve tatimore”, thuhet tutje në njoftim./Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark