×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    ATK-ja: Mbi 60 milionë euro më shumë të hyra tatimore sesa vitin e kaluar

    Insajderi
    09 June 2023 - 16:08

    Administrata Tatimore e Kosovës ka thënë se nëse bëhet krahasimi me periudhën e njëjtë të vitit 2022, ka rritje mbi 60 milionë euro më shumë apo 19.2 për qind.

    Sipas ATK-së, forcimi i përmbushjes vullnetare në të gjitha segmentet e tatimpaguesve vazhdon të mbetet prioritet kryesor, duke u siguruar që tatimpaguesit paguajnë shumën e saktë tatimore, dhe të ndërmerren veprimet e duhura ndaj tatimpaguesve mospërmbushës.

    “ATK falënderon të gjithë tatimpaguesit, të cilët i kryejnë saktë dhe me kohë obligimet tatimore dhe  njofton tatimpaguesit jo përmbushësh se do të merren të gjitha veprimet ligjore për mos pagese të tatimit, siç parashihet me dispozita ligjore”, thuhet në njoftimin e ATK-së.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark