×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    ​ATK për dy ditë mbledh afër 1 milion euro borxhe

    Insajderi
    24 May 2022 - 11:19

    Trajtimi i borxheve ndaj tatimpaguesve, të cilët nuk iu kanë përgjigjur kërkesave të ATK-së për pagesën e obligimeve tatimore, ka vazhduar me procedura të masave së sforcuara.

    Departamenti i Mbledhjes së Detyrueshme me datë 20 dhe 23 maj 2022, ka zhvilluar aksion te 14 subjekte biznesore, te të cila janë ndërmarrë masat e konfiskimit.

    “Aksioni në fjalë është zhvilluar në Prishtinë, Ferizaj, Prizren dhe Gjilan, ku si rezultat është arritur që të mbledhin afro 1 milion euro borxhe (939, 290 euro). Po ashtu, nga masat e ndërmarra përveç borxhit të inkasuar është arritur që pjesën tjetër të borxhit ta paguajnë sipas marrëveshjeve- pagesa e borxheve me këste. Ky aktivitet në të njëjtën kohë ka rezultuar edhe me konfiskimin e pasurisë së paluajtshme në vlerë prej 775,053.64 euro, vlerë e borxhit që tatimpaguesit kanë pasur ndaj institucionit. Aksione të ngjashme do të zhvillohen edhe ditëve në vazhdim, tek të gjithë subjektet biznesore që kanë borxhe ndaj ATK-së. Trajtimi i barbarët i tatimpaguesve, do të vazhdoj ta karakterizoj ATK-në, pasi që vetëm në këtë mënyrë institucioni do të arrit të ketë shtrirje gjithëpërfshirës”, thuhet në njofitm.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark