Insajderi
Lajme

ATK suspendon dy zyrtarë tatimorë pas ngritjes së aktakuzës

Insajderi
02 July 2026 - 09:50
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
ATK suspendon dy zyrtarë tatimorë pas ngritjes së aktakuzës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Administrata Tatimore e Kosovës njofton se ka suspenduar përkohësisht dy zyrtarëve tatimorë të akuzuar për marrje ryshfeti dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare, shkruan Insajderi.

Sipas njoftimit, vendimi është bazuar në aktakuzën e ngritur nga Prokuroria Themelore në Gjakovë ndaj dy zyrtarëve tatimore.

“Në përputhje me dispozitat ligjore që rregullojnë marrëdhënien e punës dhe statusin e zyrtarëve tatimore, ATK ka marrë vendim për suspendimin e përkohshëm nga detyra të këtyre dy zyrtarëve, me efekt të menjëhershëm, deri në përfundimin e procedurës gjyqësore dhe marrjen e një vendimi përfundimtar. ATK nuk toleron asnjë formë të keqpërdorimit të detyrës zyrtare apo veprim që cenon integritetin institucional dhe do të vazhdojë të zbatojë me përpikëri dispozitat ligjore në çdo rast të tillë”, thuhet në njoftim.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark