Insajderi
Zgjedhjet 2026

“Ato janë vizioni dhe fuqia jonë” -Albana Bytyqi vlerëson gratë në Suharekë

Insajderi
03 June 2026 - 23:28
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Ato janë vizioni dhe fuqia jonë” -Albana Bytyqi vlerëson gratë në Suharekë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kandidatja për deputete nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Albana Bytyqi, ka vlerësuar rolin dhe përfaqësimin e grave në Suharekë, duke e cilësuar atë si një shembull të veçantë suksesi në nivel vendi.

Sipas Bytyqit, përkrahja që vjen nga gratë është njëkohësisht motiv dhe përgjegjësi për të vazhduar angazhimin politik dhe publik.

“Ato janë vizioni dhe fuqia jonë. Gratë kanë përfaqësim në Suharekë dhe si shembull unik në Kosovë, kanë treguar sukses të jashtëzakonshëm. Andaj përkrahja nga ana e tyre është motiv dhe përgjegjësi njëkohësisht”, ka deklaruar ajo.

Në fund, ajo ka shprehur falënderim për mbështetjen e marrë nga qytetarët dhe gratë e Suharekës.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark