“Aty kishte edhe kërcënime” – Prokuroria pritet ta intervistoj edhe ish-menaxheren e “Orendas” – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Aty kishte edhe kërcënime” – Prokuroria pritet ta intervistoj edhe ish-menaxheren e “Orendas”

    Insajderi
    03 November 2022 - 11:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokuroria Themelore e Pejës, lidhur me skandalin që ka përfshirë shtëpinë e të moshuarve në Pejë Orenda, pritet që ta intervistoj edhe ish-menaxhere, Viola Sahatçiu e cila reagoi dje duke hedhur akuza se në këtë shtëpi përveç dhunës që u pa në videon e publikuar ka pasur edhe kërcënime.

    Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Insajderi zëdhënësi i prokurorisë Shkodran Nikçi.

    “Do të intervistohen të gjithë personat që kanë informacione lidhur me rastin dhe zhvillimet tjera në këtë shtëpi”, tha Nikçi.

    Viola Sahatçiu mbrëmë shkroi në Facebook se në atë qendër ka pasur edhe më herët kërcënime dhe keqtrajtim. Sipas saj, infermieret janë vetëm një reflektim i vogël i asaj çfarë ndodh aty.

    Ajo tutje shtoi se kishte dhënë dorëheqje nga pozita në këtë qendër pas tre muajve.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark