Insajderi
Show

Aurora publikon momente nga ditëlindja e Kushtrimit, komenti i tij i shkurtër bëhet viral

Insajderi
09 July 2026 - 11:22
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Aurora publikon momente nga ditëlindja e Kushtrimit, komenti i tij i shkurtër bëhet viral
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Çifti i njohur i showbizit shqiptar, Aurora Rrusta dhe Kushtrim Kelani, po shijojnë një periudhë të bukur së bashku, duke ndarë shpesh me ndjekësit momente nga jeta e tyre.

Me rastin e ditëlindjes së këngëtarit, u organizua një festë e veçantë, e cila tërhoqi vëmendjen e të pranishmëve dhe fansave, shkruan Insajderi.

Si gjithmonë, Aurora nuk la pa publikuar një set fotografish nga atmosfera festive, ku u shfaq elegante pranë partnerit të saj.

Megjithatë, përveç fotografive, vëmendjen e mori edhe komenti i Kushtrimit në postimin e saj.

“Tedu”, shkroi ai, një koment i shkurtër që mori menjëherë disa pëlqime nga ndjekësit.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark