Policia në Australi thotë se e ka realizuar një nga konfiskimet më të mëdha të sasisë së drogës së paligjshme në historinë e vendit.
Zyrtarët kanë njoftuar sot, se një sasi e drogës të llojit metamfetaminë në vlerë prej 900 milionë dollarë, është kapur si rezultat i operacionit policor të filluar qysh në muajin dhjetor të vitit 2015.
Droga është gjetur në një anije që po hynte në Sidnej nga Hong Kongu dhe e njëjta ishte fshehur brenda produkteve që po bartësishin me anije.
Katër shtetas të Hong Kongut dhe një shtetas i Kinës janë arrestuar gjatë operacionit të përbashkët me policinë kineze.
Metamfetamina është çështje shumë problematike në Australi. Që nga viti 2007, numri i përdoruesve është dyfishuar në rreth 200 mijë persona.