Austria mbanë ushtarët në Kosovë për të parandaluar terrorizmin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Austria mbanë ushtarët në Kosovë për të parandaluar terrorizmin

    Insajderi
    21 December 2016 - 20:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i mbrojtjes i Austrisë,  Hans Peter Doskozil e sheh angazhimin ushtarak të Austrisë në Kosovë edhe si një mënyrë për parandalimin e terrorizmit. Ai, kështu u shpreh gjatë vizitës që u bëri të mërkurën trupave austriake që shërbejnë në Kosovë, në prag të Krishtlindjes, shkruan derstarndard.at, përcjell “albinfo.ch”.

    Trupat austriake në Ballkan kanë pasur një “rëndësi të veçantë” në përputhje me rrethanat, kësisoj ata do të mbesin në Kosovë me 500 ushtarë edhe në të ardhmen.

    Ministri austriak ka theksuar se trupat në Ballkan janë të nevojshmd edhe për parandalimin e terrorit.

    “E dini çfarë ndodhi!” Rezultatet e ditëve të fundit janë “një zgjim”, theksoi ministri në lidhje me terrorin në Berlin. Duhet secili ta dijë “ që terrori në Evropë ka arritur”, ka nënvizuar ai.

    Tutje ai ka shtuar se “Kosova është një rajon i ndjeshëm, dhe  e rëndësishme është që ne të jemi të pranishëm këtu.  Më e rëndësishmja në parandalimin e terrorizmit është të dish çfarë po ndodh”.

    Po ashtu edhe shoqëruesit e tij  Peter Pilz, Otto Pendl  dhe Christoph Hagen kanë thënë se prezenca e trupave austriake në Kosovë ka një rëndësi të veçantë.

    “Situata aktuale në Kosovë  përshkruhet si e “qetë por e brishtë”, transmeton albinfo.ch mediat austriake.  Ajo mund të përshkallëzohet në çdo kohë. Situata është e krahasueshme me një “vullkan nëntokësor”, thonë ata.

    Sipas gazetës trupat e KFOR-it do të vazhdojnë të qëndrojnë në Kosovë të paktën edhe dhjetë vitet e ardhshme.

    Misioni i NATO-s me 31 shtetet pjesëmarrëse është në Kosovë që nga viti 1999. Qëllimi i tij është rindërtimi  nga paslufta në Kosovë, si dhe ruajtja e paqes.

    Aktualisht kontingjenti austriak përbehet afërisht nga 480 ushtarë, prej tyre nëntë femra. Shumica prej tyre Krishtlindjet do t`i kalojnë në Kosovë, ndërsa ministri austriak është përkujdesur që për ta, të dërgojë edhe disa dhurata të vogla në shenjë falënderimi për kontributin e tyre në Kosovë.(albinfo.ch)

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark