×
  • Lajme
  • Lajme

    Austria shpreh gatishmëri për thellimin e bashkëpunimit me qeverinë e Kosovës

    Insajderi
    23 May 2024 - 15:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Duke vijuar diskutimet nga takimi paraprak me Ambasadorin Schnetzer mbi interesin për bashkëpunim me kompanitë austriake, ministri i Financave, Hekuran Murati zhvilloi një takim me përfaqësuesit e Federatës së Industrisë Austriake për të shqyrtuar hapat konkretë në këtë drejtim.

    Lidhur me këtë, Murati priti sot në takim Presidentin e Federatës së Industrisë Austriake,  Georg Knill, Drejtorin për Tregje dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare në këtë federatë, Igor Sekardi, dhe Ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Georg Schnetzer.

    Gjatë takimit, Murati prezantoi disa nga politikat e Qeverisë që kanë ndikuar në rritjen e punësimit të grave dhe të rinjve, përfshirë subvencionimin e pagave përmes platformës Superpuna, bursat për gratë në fushat STEM dhe trajnimet për të rinjtë në teknologji dhe inovacion. Përveç fuqisë punëtore të kualifikuar, Murati theksoi sektorët e minierave dhe të përpunimit të metaleve si dhe normat e favorshme tatimore, si avantazhe të Kosovës që e bëjnë atë vend atraktiv për investime.

    Në anën e tij, presidenti Knill shprehi gatishmërinë për të thelluar më tej bashkëpunimin me Qeverinë e Kosovës duke vlerësuar potencialin ekonomik dhe mundësitë e shumta që ofron Kosova për investitorët e huaj.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark