Austriakët sot votojnë për të dytën herë në zgjedhjet presidenciale. Zgjedhjet janë duke i zhvilluar në mes liderit ekstremist të djathë Freedom Party Norbert Hofer dhe ish liderit ë partisë së Gjelbër Alexander Van Der Bellen.
Zgjedhjet majin e kaluar i fitoi ngushtë Van der Bellen, por rezultati u përmbys nga gjykata më e lartë e Austrisë për shkak të parregullsive në numërimin e votave.
Nëse Hofer fiton, ai do të bëhet kreu i parë i ekstremit të djathtë të shtetit, shkruan BBC.
Sondazhet tregojnë për një entuziazëm tek austriakët, ku Hofer po e përdorë si armë për të firuar. Ndërsa shikuar në përgjithësi Van der Bellen dhe Hofer janë në një garë shumë të ngushtë.
Të shtunën Van der Bellen tha se njerëzit duhet të udhëhiqen nga “arsyeja, jo ekstremizmi,” ndërsa Hofer u bëri thirrje votuesve që të vendosin për një “Austri të sigurt” për veten “fëmijët dhe nipërit e mbesat”./Insajderi.com