Austria pritet që të ketë një ndër ligjet më rigoroz në Evropë sa i përket azilit.
Kjo vije vetëm pak kohë pasi një politikan i të djathtës ekstreme fitoi rundin e parë të zgjedhjeve presidenciale.
Deputetët austriak votuan të mërkurën në favor një ligji që do t’i ljojë policët që të refuzojnë kërkuesit e azilit në kufi dhe të ndalojë aplikuesit për azil që të bashkohen me familjet e tyre për tri vjet.
Ky ligj duhet të kalojë edhe në dhomën e dytë të parlamentit, por meqë kjo është më shumë formalitet, Ministria e Brendshme pret që të fillojë zbatimin e ligjit në qershor, njofton The Guardian.
Po ashtu, ky ligj i lejon qeverisë austriake që të shpallë gjendje të jashtëzakonshme në kohë të caktuara kur ka rregullime me migracionin. Kur të shpallet kjo gjendje, migrantët jo të rregullt në kufijt austriak do të dërgohen menjëerë në vendet e tyre të origjinës.
Ndaj këtij ligji ka pasur kritika duke e quajtur atë si jonjerëzor./Insajderi.com