Autobusët e linjës Podujevë – Prishtinë po qëndrojnë ende te objekti i komunës së Prishtinës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Autobusët e linjës Podujevë – Prishtinë po qëndrojnë ende te objekti i komunës së Prishtinës

    Insajderi
    12 March 2025 - 21:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Autobusët e linjës Podujevë – Prishtinë po qëndrojnë ende te objekti i komunës së Prishtinës ku janë vendosur nga kompanitë e kësaj linje sot gjatë ditës në shenjë proteste.

    Pronarët e autobusëve të linjave Podujevë – Prishtinë kanë protestuar pasditen e sotme para komunës së Prishtinës me arsyetimin se kjo komunë ka marrë vendim që autobusët e Podujevës të mos hyjnë në territor të Prishtinës..

    Sipas, Mentor Mustafa nga Shoqata e Transportit Podujevë – Prishtinë, me këtë vendim të komunës kompanive u lejohet që autobusët t’i qojnë vetëm deri në Lebanë dhe në stacion të autobusëve në Prishtinë.

    Mustafa ka thënë se Komuna e Prishtinës ka marrë vendim krye në vete pa konsultim me Ministrinë e Infrastrukturës dhe ka marrë vendim që autobusët e Podujevës të mos hyjnë në territorit të Prishtinës më.

    Ai ka paralajmëruar se nëse nuk rregullohet kjo çështje do të marrin edhe masa të tjera, ku tha se do ta bllokojnë kryeqytetin.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark