×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Autobusi bie në humnerë, vdesin 7 persona në Turqi

    Insajderi
    30 July 2023 - 18:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    7 persona kanë vdekur e 21 janë lënduar si pasojë e një aksidenti, kur një autobus që po udhëtonte nga Ankaraja për në qytetin Kars, mu pranë fshatit Karakurt në qarkun Sarëkamësh (Sarıkamış) në lindje të Turqisë, ka humbur kontrollin dhe ka rënë, duke u rrokullisur në një humnerë të thellë rreth 50m.

    Ekipet mjekësore, ato të kërkim shpëtimit si dhe të xhandarmërisë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe u kanë ndihmuar të lënduarve të cilët me autoambulanca janë dërguar në spitalet e qyteteve Erzurum dhe Kars. Një i lënduar shumë rëndë, është transferuar me helikopter-ambulancë në spitalin në Erzerum.

    E në një aksident tjetër që ka ndodhur në Datça, në provincën Mugla (Muğla), që ndodhet në jugperëndim të Turqisë, janë përplasur një mini-bus dhe një veturë ku si pasojë janë lënduar 18 persona, përfshirë 4 shtetas të Kazakistanit. Dy nga të lënduarit dhe një fëmijë, mësohet se janë në gjendje të rëndë shëndetësore dhe në rrezik për jetën.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark