Autoritetet greke marrin këtë vendim për bashkëshortin e Angela Martinit - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Autoritetet greke marrin këtë vendim për bashkëshortin e Angela Martinit

    Insajderi
    11 August 2021 - 22:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Bashkëshorti i modeles shqiptare, Angela Martini është lënë i lirë. Drago Savulescu u arrestua duke bërë bujë në  ishullin grek Mykonos.

    Sipas “Revista Who” biznesmeni rumun është lënë i lirë nga autoritetet greke pasi është verifikuar që çështja e tij është mbyllur në Itali.

    Gjykata italiane e ka marrë vendimin për Dragos Savulescun, përkundër çdo pretendimi nga autoritetet rumune.

    Lajmi për arrestimin e tij u bë i ditur nga mediat rumune, të cilat e trajtuan ndalimin e Savulescut, si arrestimin e një personi në kërkim, pa marrë parasysh udhëtimet e tij të mëparshme në qytete europiane, konform rregullave të Interpol.

    Kështu, vendimi për të është marrë tashmë në gjykatën e një shteti europian dhe pretendimi i gjykatës rumune në këtë rast bie poshtë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark