Autostradat legjendare, Gjermania konsideron privatizimin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Autostradat legjendare, Gjermania konsideron privatizimin

    Insajderi
    12 November 2016 - 21:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjermania ka rrjetin e dytë më të madh të autostradave në botë pas SHBA-së dhe ato janë mjaft të famshme, sepse në shumë mijëra kilometra nuk ka limit shpejtësie.

    Pronësia e totalit prej 13 000 kilometrash autostrada është e ndarë në mënyrë të barabartë mes qeverisë federale dhe 16 krahinave gjermane. Ministri gjerman i Financave po studion shitjen e thuajse që të gjithë pjesës së zotërojnë krahinat, në mënyrë që pavarësisht blerësit, Berlini zyrtar të ruajnë kontrollin mbi to.

    Nuk është qartë sa para do të siguronte një shitje e tillë, por meqë vetëm nga taksat për kamionët Gjermania siguron 4 miliardë euro në vit, besohet se blerësit nuk do të mungojnë.

    Ministria gjermane e Financave mendon se kryesisht bizneset e sigurimeve, por edhe investues të tjerë që kërkojnë investime me të ardhura të sigurta në afat të gjatë, do të jenë të interesuarit e parë për të blerë sanksionet e autostradave që kontrollohen nga landet gjermane.

    Duke ruajtur kontrollin e përgjithshëm, pra duke mbajtur mbi 50% të aksioneve, Berlini zyrtar rrit aftësinë e tij për të ndërtuar dhe riparuar autostradat apo edhe dhe pjesë të tjera të rrjetit si urat.

    Megjithatë, mediat gjermane shkruajnë se plani nuk pritet të hartohet para zgjedhjeve të shtatorit të ardhshëm, pasi aktualisht partneri në koalicion i kancelares Merkel, ministri i Ekonomisë Sigmar Gabriel,  është kundër privatizimit të autostradave.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark