Insajderi
Lajme

Trepça e largon nga puna një punëtor

Insajderi
10 January 2025 - 15:20
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Trepça e largon nga puna një punëtor
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ndërmarrja publike “Trepça” ia ka ndërprerë marrëdhënien e punës A.V.

Në një njoftim të lëshuar në Facebook thuhet se më 8 janar Komisioni Disiplinor ka mbajtur shqyrtimin publik lidhur me rastin e A.V.

“Pas mbajtjes së shqyrtimit publik, Komisioni Disiplinor ka vërtetuar se i njëjti ka kryer shkelje  të rëndë të detyrave të punës nga neni 10 paragrafi 1 nën paragrafi 1.27 i Rregullores nr.prot: 2906 dt. 30.7.2020 për përgjegjësinë disiplinore dhe materiale të punëtorëve të Trepça Sh.A., për shkak se i njëjti që nga data 13.12.2024 nuk është paraqitur në punë e gjithë kjo bazuar në fletëparaqitjen me nr.prot:8189 nga Departamenti i Burimeve Njerëzore”, thuhet në njoftim.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark