Insajderi
Lajme

AUV tërheq dy produkte APTAMIL për fëmijë nga tregu për shkak të një substance të rrezikshme

Insajderi
30 January 2026 - 22:25
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
AUV tërheq dy produkte APTAMIL për fëmijë nga tregu për shkak të një substance të rrezikshme
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka njoftuar opinionin publik për tërheqjen nga tregu të produkteve APTAMIL 1 PRONUTRA 800 gr. ADVANC dhe APTAMIL PRE PROFUTURA DUO ADVA 800 gr, pas konstatimit të pranisë së substancës Cereulide në formulën e ushqimit për fëmijë.

Sipas AUV-së, njoftimi ka ardhur nga Republika e Shqipërisë, përkatësisht nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, përmes Sistemit të Paralajmërimit të Shpejtë për Ushqimin dhe Ushqimin për Kafshë (RASFF), me numër reference 2026.0663. Produktet kanë origjinë nga Gjermania, shkruan IndeksOnline.

Autoritetet shqiptare kanë bërë të ditur se subjekti “Rossmann & LALA SH.P.K.” në Shqipëri ka eksportuar produktin APTAMIL 1 PRONUTRA 800 gr. ADVANC, lot 172911, me datë skadimi 10.11.2026, në Republikën e Kosovës për kompaninë Rossmann Kosova.

Pas inspektimit të depos së kompanisë Rossmann Kosova, inspektorët konfirmuan se kompania ka nisur tërheqjen edhe të produktit APTAMIL PRE PROFUTURA DUO ADVA 800 gr, me numër artikulli 405663100.

AUV ka bërë të ditur se, në bashkëpunim me kompaninë përkatëse, po realizohet grumbullimi dhe bllokimi i këtyre produkteve, dhe së shpejti do të fillojë procesi i asgjësimit, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Agjencia u bën thirrje qytetarëve që të mos përdorin këto produkte dhe t’i kthejnë në pikat e shitjes.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark