×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Avdijaj bën skandal drejtuar tifozëve kundërshtarë

    Insajderi
    01 April 2024 - 15:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pasi u ndëshkua me karton të kuq në Austri, sulmuesi kosovar Dionis Avdijaj konsiderohet se ka bërë skandal, pasi ka vendosur dorën te organi gjenital duke ju drejtuar tifozëve kundërshtarë.

    Ngjarja ka ndodhur gjatë ndeshjes Hartverg – Rapid Vienna, ku skuadra e tij po mposhtej me rezultat 3-0, transmeton albinfo.at.

    Avdijaj ka bërë dy faulle brenda 11 minutave, me gjyqtarin që nuk e fali duke i dhënë dy karton të verdhë, e pastaj erdhi i kuqi.

    Sulmuesi ka bërë përpjekje për t’i ndryshuar vendimin gjyqtarit, por pa sukses, kështu që ai u detyra ta lërë fushën.

    Teksa nisej për në dhomën e zhveshjes, tifozët kundërshtar po e fishkëllenin dhe në atë moment ai ktheu kokën, ka thënë diçka që nuk kuptohej dhe vendosi dorën te organi gjenital, duke shkaktuar skandal në Austri.

    Ndryshe, Avdijaj, 27-vjeçar këtë sezon në Austri ka zhvilluar 18 paraqitje, duke shënuar gjashtë gola dhe pesë asistime.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark