Avdullah Hoti nuk mori pjesë në mbledhjen e LDK'së, sqaron arsyen pse - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Avdullah Hoti nuk mori pjesë në mbledhjen e LDK’së, sqaron arsyen pse

    Insajderi
    10 April 2025 - 15:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Avdullah Hoti, deputeti i zgjedhur i Kuvendit të Kosovës, nuk ishte pjesëmarrës në mbledhjen e grupit të ri parlamentar të LDK’së.

    Hoti me anë të një shkrimi në ‘Facebook’ ka thënë se ai s’ka arritur të jetë i pranishëm si shkak i angazhimeve akademike, shkruan Insajderi.

    Siç kam njoftuar edhe në organet e partisë, për shkak të angazhimeve akademike nuk kam qenë i pranishëm në mbledhjen e sotme të Grupit Parlamentar. Na priftë e mbara!”, ka thënë Hoti.

    Kryetari i këtij subjekti politik, Lumir Abdixhiku, njoftoi se ka zhvilluar takimin e parë me grupin e ri parlamentar të LDK’së.

    “Nga takimi i parë i Grupit të ri Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Mes deputetëve të rinj e atyre me plot përvojë, mes zërit të 171 mijë votuesve tanë, në rrugëtimin e palëkundur për Lidhjen tonë, për Republikën tonë, për qytetarët tanë”, ka thënë Abdixhiku. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark