×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Avionët rusë do të ndihmojnë nga ajri sirianët e rrethuar

    Insajderi
    19 February 2016 - 08:21

    Fuqitë botërore planifikojnë të hedhin ndihma nga ajri në qytetin e rrethuar të Sirisë, Deir ez-Zor, duke përdorur avionët rusë.

    Deir ez-zor është i rrethuar nga ekstremistët e Shtetit Islamik.

    Zëdhënësi i Kombeve të Bashkuara, Stephane Dujarric, ka konfirmuar se Programi Botëror i Ushqimit është duke konsideruar një kontraktues të aviacionit civil rus.

    Në dy ditët e fundit, mbi 100 kamionë kanë shpërndarë ndihma për rreth 80,000 njerëz të rrethuar në pesë qytete të Sirisë.

    Kombet e Bashkuara vazhdimisht u kanë bërë thirrje palëve ndërluftuese në Siri që të lejojnë ndihmat humanitare, pa u penguar.

    Zyrtarë të OKB-së llogarisin se 13.5 milionë njerëz në Siri kanë nevojë për ndihmë humanitare./REL

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Botë
    07 December 2023

    © 2016-2023 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark