A e dini se avokado është përcaktuat si ushqimi më i mirë në botë? Në fakt ajo sjell përfitime të jashtëzakonshme për shëndetin tonë. Ky përkufizim është sugjeruar sepse shumë nutricionistë pohojnë se jo vetëm që përmban gjithçka që një person ka nevojë për të mbijetuar, por duket të jetë në gjendje të kontribuojë në parandalimin dhe kontrollin e Alzheimerit, kancerit, sëmundjeve të zemrës, diabetit dhe sëmundjeve të tjera shëndetësore.
Avokado është një specie e pemëve frutore, e lindur në Puebla, Meksikë dhe përdorimi i saj i parë daton rreth 5000 vjet më parë. Pema e avokados është rritur dhe në Amerikën Qendrore dhe Jugore. Avokado konsiderohet si një frut shumë i veçantë, por fatkeqësisht përdoret rrallë në dietën tonë mesdhetare. Nuk është vetëm e pasur me ujë dhe fibra, në fakt përmban shumë yndyra të pangopura.
Në shekullin e 19-të, avokado hyri në Kaliforni dhe që nga ajo kohë u bë një prodhim komercial shumë i suksesshëm. 95% e avokados amerikane ndodhet në Kaliforninë e Jugut.
Avokado, e quajtur edhe “dardha e aligatorit”, ka:
Një përmbajtje të lartë të fibrave, natrium dhe nuk ka kolesterol
Ajo siguron 20 lëndë ushqyese thelbësore, përfshirë fibrat
Ajo është e pasur me monounsaturated dhe polyunsaturated (si acide yndyrore omega-3)
Ajo është e pasur me vitamina A, C, D, E, K dhe B (tiaminë, riboflavin, niacinë, acid pantotenik, biotinë, vitaminë B-6, vitaminë B-12 dhe folate).
Ushqimet natyrore të pasura me acide yndyrore omega-3, siç janë avokadot, njihen gjerësisht për ruajtjen e një zemre të shëndetshme, trurit dhe syve. Dr. Daniel G. Amen, neuroshkencëtar i psikiatrisë, autor i bestsellerit ‘Ndryshoni trurin tuaj’, e ka cilësuar avokadon si një nga ushqimet më të mira për të ruajtur një tru të shëndetshëm, të aftë për të ndihmuar në parandalimin e sëmundjes së Alzheimerit. Kjo nuk është vetëm për shkak të përfitimeve shëndetësore të acideve yndyrore omega-3 …
Përmbajtja e lartë e vitaminës E. “Dozat e larta të vitaminës E mund të neutralizojnë radikalët e lirë dhe akumulojnë proteinat, gjë e cila në rast të kundërt çon në humbje të kujtesës dhe pacientë me Alzheimer”.
Simptomat e sëmundjes së Alzheimerit mund të ndryshohen në fazat e hershme dhe të pengohet përparimi i sëmundjes. Përmbajtja e folatit ndihmon në parandalimin e formimit të fibrave nervore që lidhen me Alzheimer-in.