Katër avokatë serb kanë dorëzuar një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës.
Avokati nga Gjilani, Vasilije Arsiq, ka thënë se kërkesa e tyre është në lidhje me Rregulloren e re të Bankës Qendrore të Kosovës, për operacione me para të gatshme, që hyri në fuqi më 1 shkurt, dhe i cili dokument e bënë euron valutën e vetme të vlefshme në Kosovë, përderisa përjashtohet dinari i Serbisë.
Arsiq, ka deklaruar se kanë kërkuar që Kushtetuesja të pezullojë vendimin e BQK-së, deri te një vendim final me të cilin do gjykohej nëse rregullorja ka shkelur apo jo Kushtetutën e Kosovës.
Nga ana e tij juristi Dragutin Neneziq, i tha portalit Kossev, se me dërgimin e kësaj kërkese, më saktësisht mëtimi që ata kanë që së pari të pezullohet rregullorja, është mënyra për të dalur nga situata aktuale, që është me dinarin.`