×
  • Lajme
  • Lajme

    Avokatët e ‘preferuar’ të policëve, prokurorëve e gjykatësve- Oda nis një hetim të madh: Dyshime për favorizim

    Insajderi
    21 April 2024 - 17:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Besnik Berisha, kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, ka njoftuar që është vendosur të fillojë urgjentisht hetimi ex-officio nga Zyra e Prokurorit Disiplinor për të gjithë avokatët e angazhuar sipas detyrës zyrtare nga Policia, Prokuroria dhe Gjykatat.

    Ky vendim, sipas Berishës, ka ardhur si rezultat i një numri te konsiderueshëm të ankesave të pranuara nga shumë avokatë.

    “Urgjentisht të fillojë hetimi ex-officio nga Zyra e Prokurorit Disiplinor për të gjithë avokatët e angazhuar sipas detyrës zyrtare nga Policia, Prokuroria dhe Gjykatat, pa rend e pa u ftuar nga zyra koordinuese e OAK, por vetëm përmes thirrjeve të gjyqtarëve, prokurorëve dhe policëve; Hetimi do të mbulojë periudhën nga 1 janar 2023 deri më tani: Hetimi shtrihet në polici, prokurori, gjykata dhe ne Gjykatën e Apelit; Ky hetim ka prioritet në raport me secilin veprim tjetër, përveç lëndëve që rrezikojnë parashkrimin; Për hetimin do të njoftohen të gjithë avokatët edhe përmes e-mailit zyrtar”, thuhet në njoftim.

    Postimi i plotë pa ndërhyrje:

    Te nderuar kolege,

    Si rezultat i nje numri te konsiderueshem te ankesave te pranuara nga shume avokate, te cilet pervecse me te drejte ndihen te demtuar, njekohesisht kane qene edhe deshmitare kur Policia, Prokuroria dhe Gjykatat kane angazhuar ex-officio avokate “te preferuar” nga ata, pa rend e pa kaluar permes zyres koordinuese te OAK-se, bashke me nenkryetarin dhe pas njoftimit te Keshillit Drejtues, eshte vendosur qe:

    Urgjentisht te filloje hetimi ex-officio nga Zyra e Prokurorit Disiplinor per te gjithe avokatet e angazhuar sipas detyres zyrtare nga Policia, Prokuroria dhe Gjykatat, pa rend e pa u ftuar nga zyra koordinuese e OAK, por vetem permes thirrjeve te gjyqtareve, prokuroreve dhe policeve;

    Hetimi do te mbuloje periudhen nga 1 janar 2023 deri me tani:

    Hetimi shtrihet ne polici, prokurori, gjykata dhe ne Gjykaten e Apelit;

    Ky hetim ka prioritet ne raport me secilin veprim tjeter, pervec lendeve qe rrezikojne parashkrimin;

    Per hetimin do te njoftohen te gjithe avokatet edhe permes emailit zyrtar;

    Cdo shkelje e konstatuar do te pasoje me propozim te menjehershem per inicimin e procedures disiplinore dhe ne propozime do te kerkohen dhe shpenzimet e procedures, te specifikuara saktesisht;

    Ftojme te gjithe avokatet qe t’i refuzojne thirrjet direkte nga policet, gjyqtaret apo prokuroret per angazhim ex-officio sepse nje angazhimi i tille perben shkelje te rende te kodit te etikes dhe mund te shpie edhe ne humbje te licenses;

    Inkurajojme te gjithe avokatet qe t’i denoncojne ne OAK te gjitha parregullsite qe i hasin kudo e kurdo gjate ushtrimit te veprimtarise se tyre;

    Garantojme secilin avokate se OAK mbetet e perkushtuar per t’i luftuar te gjitha dukurite qe demtojne imazhin e avokatise dhe diskriminojne apo favorizojne padrejtesisht koleget tane;

    Me shume respekt,

    Besnik R. BERISHA

    Kryetar i OAK

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark