Avokati i De Niros do të mbrojë të akuzuarin për rastin e Kumanovës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Avokati i De Niros do të mbrojë të akuzuarin për rastin e Kumanovës

    Insajderi
    28 January 2017 - 20:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Avokat i aktorit të famshëm amerikan Robert De Niro, do të mbrojë ish-pjesëtarin e UÇK-së të arrestuar më 2015 në Kumanovë, Valdet Zekajn nga Peja.

    Se avokat i angazhuar në këtë rast do të jetë Tom Harvey, këtë lajm e konfirmon për Telegrafin, vëllai i Valdetit, Ardet Zekaj.

    Sipas tij, kjo u bë pas angazhimit të mikut familjar, Elvir Muriqi.

    “Falënderoj lobin shqiptar për kontributin e dhënë”, thotë ai.

    Harvey është avokat i shumë personaliteteve publike në SHBA. Ndërkaq, emërimi i i tij do të jetë mbështetje e madhe për pafajësinë e Zekajt e njëherësh edhe të tjerëve nga ajo që njihet si “Grupi i Kumanovës”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark