×
  • Lajme
  • Insajderi

    Avokati i Ahmet Shabanajt, policit të arrestuar nga rasti ‘Pika’ ka vërejtje ndaj Prokurorisë

    Insajderi
    20 March 2022 - 20:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në mesin e të arrestuarve nga operacioni “Pika”, është edhe Ahmet Shabanaj, zyrtari policor në pikën kufitare Qafë Morinë.

    Sipas prokurorisë Shabanaj ka pranuar disa herë ka pranuar shuma parash nga qytetarë të ndryshëm me qëllim që të ju lejohet të hyjnë në Kosovë. Në disa rast ky zyrtar sipas prokurorisë i ka kryer këto vepra i vetëm e me raste si bashkëpunëtorë me kolegët e tij.

    Ahmet Shabanaj është duke u mbrojtur nga avokati Bledar Gashi.

    Gashi ka folur për InDoks teksa ka shtuar se klienti i tij po dyshohet për 6 vepra penale.

    “Unë jam duke e mbrojtur të pandehurin me iniciale A.Sh I njëjti është me pozitë zyrtare policor në kufirin e Qafe Morinës dhe i njëjti dyshohet për 6 vepra penale. Si pjesëmarrje dhe organizim i grupit kriminal të organizuar, blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e substancave psikotrope dhe analoge, keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar, marrje ryshfetit, ushtrim i ndikimit si dhe kontrabandim i mallrave”, ka thënë Gashi për InDoks të Gazetës Insajderi.

    Avokati Gashi ka deklaruar se klienti i tij asnjëherë nuk ka pasur problem me ligjin, madje ai thotë se Prokuroria ka mungesë të provave.

    “Pala që unë e përfaqësojë, që jam i angazhuar sipas detyrës zyrtare i njëjti kurrë më parë  nuk ka pasur ndonjë problem me ligjin pra nuk është recidivist dhe i njëjti dyshohet sipas kërkesës së prokurorisë vetëm dyshohet nuk ka ndonjë aktakuzë ende të ngritur, i njëjti dyshohet për marrje të ryshfetit dhe keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar, në kërkesën e prokurorisë vetëm ceket se i njëjti ka marrë disa shuma të parave por që nuk specifikohet se çfarë shuma të parave të ketë marrur”, ka deklaruar ai.

    Ndërkohë, Gashi ka theksuar se ‘pasi të marrim aktvendimin nga gjykata e shkallës të parë do t’i ankimojmë dhe do t’i cekim pretendimet tona dhe besoj që gjykata e shkallës së dytë do të na jep të drejt duke e anuluar aktvendimin së gjykatës së shkallës së parë duke e ndryshuar masën nga paraburgimi në arrest shtëpiak apo në paraqitje në stacion policor’.

    InDoks | Pika e Zezë e Policisë, Dosja ekskluzive e korrupsionit në Policinë e Kosovës:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark