×
  • Lajme
  • Insajderi

    Avokati i Mehmet Manxhukës, policit të arrestuar me kritika për mënyrën e shfaqjes së aksionit “Pika” në publik

    Insajderi
    20 March 2022 - 21:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në aksionin e madh “Pika”, kundër krimit e korrupsionit i arrestuar ka mbetur edhe zyrtari policor, Mehmet Manxhuka.

    Ai po dyshohet se disa herë pranoi shuma të ndryshme parash nga qytetarë të ndryshëm me qëllim që të ju lejohet kalimi i kufirit. Në disa rast ky zyrtar sipas prokurorisë i ka kryer këto vepra i vetëm e me raste si bashkëpunëtorë me kolegët e tij.

    Për InDoks ka folur mbrojtja e Manxhukës, Arbër Jashari. Ai ka thënë se klienti i tij asnjëherë ska pasur problem me ligjin.

    “Me aq sa më ka thënë kurrë nuk ka qenë subjekt i ndonjë procedure penale, kurrë nuk është shqiptuar ndaj tij asnjë masë disiplinore, është polic prej vitit 2004-të dhe nuk ka pasur ndonjë ankesë ose vërejtje ose qortim ndaj tij”, deklaroi ai për InDoks të Gazetës Insajderi.

    Avokati Jashari ka vërejtjet e tij tek mënyra se si në publik u shfaq operacioni “Pika”.

    “Ajo çka duhet të them është që ky rast është trumbetuar si rast i madh, mega rast  dhe kur e sheh ti prokurorin e shtetit, kur i sheh figurat më të larta të institucioneve ligjvënës në konferencë për media mendon që ka të bëjë më kontrabandime ose me shkelje jashtëzakonisht të mëdha, madje është përmend se është cenu siguria kombëtare”, ka thënë ai.

    Sipas tij vlera totale që klienti i tij ka mundur të marrë është 100-200 euro.

     “Nga ajo që kemi pa në kërkesën e prokurorisë bëhet fjalë p.sh tek klienti im që i ka lëshuar pa doganuar ose pa i përfillur procedurat doganore ose administrative të disa kombeve me kërpudha apo me gështenjë e që janë në shuma të vogla dhe që nuk kanë ndonjë vlerë të madhe monetare ose shpesh përmendet që ka marrë ryshfet, që janë të gjitha mi bë bashkë e kapin vlerën mbi 100-200 euro, duke variuar nga 5 euro në 15-20 euro e në disa raste të veçanta, ose në disa raste në shuma të pa specifikuara të pareve”, u shpreh avokati i Manxhukës.

    Ndërkohë, Dosja që e ka InDoks zbulon se grupi prej 48 policësh e 2 doganierë kryesisht vepronte duke marrë ryshfet përmes shallterit në kufi, ky kryesisht qytetarët i fusnin paratë e ryshfetit në dokumente.

    Polici pastaj i merrte ato, i fuste në ndonjë letër në tavolinë, por më shpesh nën këmbë në karrige, për ti futur pastaj nëpër xhepa pasi ngriteshin nga karrigeje. Prokuroria i përshkruan edhe si “inkasantë” për interesa të vetat.

    InDoks | Pika e Zezë e Policisë, Dosja ekskluzive e korrupsionit në Policinë e Kosovës:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark