Insajderi
Lajme

Avokati i Popullit pas vendimit në Hagë: Padrejtësia ka ndodhur, drejtësia duhet të rivendoset në Apel

Insajderi
17 September 2026 - 19:30
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Avokati i Popullit pas vendimit në Hagë: Padrejtësia ka ndodhur, drejtësia duhet të rivendoset në Apel
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Avokati i Popullit, Naim Qelaj, ka reaguar pas aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Qelaj tha se e vetmja rrugë për rivendosjen e drejtësisë është shqyrtimi i çështjes në shkallën e dytë.

Qelaj tha se institucionet e Kosovës duhet të jenë më të vëmendshme dhe të kërkojnë përgjegjësi për veprimet dhe vendimet e Gjykatës Speciale.

“Unë mendoj që padrejtësia tashmë ka ndodhur. E vetmja mundësi për ta rivendosur drejtësinë është marrja e një vendimi të drejtë”, deklaroi Qelaj.

Ai theksoi se një gjykim i drejtë nuk duhet të jetë vetëm një përfundim formal juridik, por rezultat i një procesi të pavarur dhe të paanshëm që krijon besim te publiku.

“Besimi i publikut është thelbësor. Nga reagimet publike mund të konstatoj pa dyshim që Gjykata ka dështuar në krijimin e këtij besimi në raport me qytetarët e Kosovës”, tha Qelaj.

Sipas tij, mbrojtja duhet të punojë fuqishëm në apel, ndërsa edhe ekipet profesionale mbështetëse duhet të ofrojnë argumente konkrete për një përfundim të drejtë.

“Përderisa publiku nuk është i bindur se verdikti është i drejtë, drejtësia nuk ka triumfuar as për viktimat dhe as për të akuzuarit”, u shpreh Avokati i Popullit në Klan Kosova.

Qelaj paralajmëroi se, nëse dikush shpallet fajtor duke qenë i pafajshëm, pasojat do të ishin të rënda jo vetëm për të akuzuarit, por edhe për sistemin juridik e gjyqësor të Kosovës.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark